Mustafi nuk i ndahet “Pancerave”, ish-kampioni i botës i bashkohet stafit të “Die Manschaft”

schedule14:36 - 25 Qershor, 2024

schedule 14:36 - 25 Qershor, 2024

Është i vemi lojtar me origjinë shqiptare, që ka arritur të sigurojë trofeun më të lakmuar në botën e futbollit, Kupën e Botës. Ish-qendërmbrojtësi 32-vjeçar, Shkodran Mustafi e bërë këtë gjitëh në Botërorin e vitit 2014, ku “Pancerat” mundën në finale Argjentinën, me rezultatin minimal, 1 me 0, pas golit të Mario Gotze, mirëpo kjo gjë mbetet në të shkuarën.

Ish-“lideri” i prapvijës së “Die Manschaft” ka zhvilluar plot 20 ndeshje me fanellën e Gjermanisë, ku ka arritur të shënojë 2 gola dhe tani do të marrë një detyrë tjetër në Kombëtare, veçse jo në fushën e blertë, të paktë kështu ka vendosur Federata Gjermane e Futbollit, e cila ka njoftuar tifozët se Mustafi i është bashkuar, si ndihmës, tekniku Marc Meister, në drejtimin e përfaqësueses U17 të “Pancerave”.

“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Marc Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008”,- thuhej në njoftimin e Federatës.

Pas këtij njoftimi erdhi edhe reagimi i ish-qendërmbrojtësit, me këtë të fundit, i cili u shpreh tejet i lumtur për aventurën e tij të re, në Kombëtaren Gjerman, teksa nuk harrona as objektivin e tij të madh.

“Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A”,- theksoi Mustafi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!