Mustafi me një këmbë jashtë Arsenal, agjentët e tij zbarkojnë në Stamboll

schedule10:37 - 17 Janar, 2021

schedule 10:37 - 17 Janar, 2021

Kontrata e Shkodran Mustafit me Arsenalin përfundon në verën e ardhshme. Mbrojtësi është aktivizuar pak dhe nuk e dëshiron rinovimin me “Topçinjtë”.

Që në verë ish-kampioni i Botës është lakuar në lidhje me largimin e tij nga Arsenali, teksa në këtë janar flitet se ai është në bisedime me një transferim në Turqi te gjigantët e Galatasaray.

 

Javën e shkuar Mustafi vendosi të ndërrojë agjentë dhe Fotomaç nga Turqia raporton se përfaqësuesit e 27-vjeçarit gjatë këtyre ditëve kanë zbarkuar në Stamboll për të diskutuar transferimin e mundshëm.

Flitet për një huazim, por nuk përjashtohet as blerja për një shumë modeste, duke marrë parasysh se kontrata e Mustafit përfundon shpejt. Edhe Fenerbahce po e studion situatën e Shkodranit dhe në çdo moment mund të hyjë në skenë për ta rrëmbyer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!