Shkodran Mustafi dhe Arsenali po shkojnë gjithmonë e më shumë pranë divorcit. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ka qenë objektiv i shumë kritikave gjatë tre sezoneve të tij me “Topçinjtë” e Londrës dhe duket se tashmë e ka humbur durimin.
27-vjeçari u aktivizua për herë të parë këtë sezon në takimin kundër Eintracht Frankfurt në Europa League dhe pas ndeshjes, ka folur për mediat britanike sa i takon të ardhmes së tij. Mes të tjerash, Mustafi tha:
“Nuk njoh njeri që është gati të shkojë në “luftë” për dikë që nuk bën të njëjtën gjë. Babai im (agjenti) ka folur me drejtuesit e klubit dhe situata është e qartë. Gjithsesi, unë kam dhe dy vite kontratë dhe do të shikoj çfarë na rezervon e ardhmja.”/abcnews.al