Mustafaraj zbulon çfarë u ka kërkuar Basha deputetëve: Kjo do të jetë një javë aktesh në PD

schedule22:15 - 14 Mars, 2022

schedule 22:15 - 14 Mars, 2022

Gazetari Juxhin Mustafaraj ka zbuluar në ‘log.’ në abc të gazetarit Endri Xhafo, se çfarë ka ndodhur në mbledhjen që kreu i PD Lulzim Basha, zhvilloi me deputetët.

Musttafaraja tha se Basha u ka thënë deputetëve se ai e ka marrë një vendim, por ka kërkuar që të zhvillojë një takim dhe me krerët e degëve për tu bërë dhe atyre të ditur vendimin.

Sipas Mustafarajt deri tani nuk ka patur asnjë vendim publik të Bashës, ndërsa paralajmëroi se gjatë javës do të ketë lajme nga PD.

Ka një lloj amnistie brenda grupit parlamentar. Basha u ka komunikuar deputetëve që unë e kam marrë vendimin por ju ka kërkuar që mos i bëjnë deklaratat publike. Zoti Basha ju ka kërkuar që të komunikojë dhe me kryetarët e degëve që të ndajë dhe me ata vendimin, por deri tani nuk ka patur vendim, pritet që kjo të jetë një javë aktesh’, tha Mustafaraj. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!