Mustafaj: Nëse Fatmir Xhafaj futet në Parlament, i ka bërë sfidën më të madhe Ramës

schedule17:48 - 11 Mars, 2021

schedule 17:48 - 11 Mars, 2021

Për analistin Besnik Mustafaj nuk ka listë të përsosur dhe për rrjedhojë kjo sjell edhe hatërmbetje mes funksionarëve të partisë.

I ftuar në studion e ABC me Endri Xhafon, Mustafaj i cili ka qenë pjesë i Komisionit të Rivlerësimit të kandidatëve në PD, tha se hatërmbetje janë tipar i njerëzve që kanë ambicie.

“Deri në vitin 2005 dhe që nga viti 91 kam qenë pjesë  grupit të punës me Berishën që kam marrë pjesë në hartimin e të gjitha listave. Lista e përsosur, harmonike nuk ekziston. Problemi është që në listë të ketë vlerë që ti ofrohen elektoratit. Uria, gatishmëria, ëndrra për tu marrë me politikë është shumë më e madhe se mundësia reale. Besoj se hatërmbetje janë tipar i njerëzve që kanë ambicie”, tha ai.

I pyetur se përse mungojnë në listë emra të njohur në PD, si Gent StrazimirI, Enno Bozdo, apo Dorian Teliti, Mustafaj tha: Çfarë prisni t’ju them? Nuk e di pse nuk është Teliti ne e kemi kualifikuar. Por në llogaritë që bën shefi i partisë me siguri ka marrëveshje tjetër. Edhe Teliti do të jetë pjesë e fitores”.

Gjithashtu analisti komentoi edhe listën e Partisë Socialiste, ku ndryshe nga zgjedhjet e kaluara këtë herë figurat e njohura janë lënë poshtë në renditje. Sipas Mustafajt, nëse Fatmir Xhafa arrin të futet në Parlament i ka bërë sfidë të madhe Ramës.

“Një ekip që mbyll dy mandate dhe pretendon se janë të suksesshme ai nuk mund t’i skualifikojë njerëzit që kanë bërë këtë sukses. Është ligj politik. Ai që ka çuar deri në finale ekipin, i heq dhe fut rezerva. Ka dy lexime, është i bindur në thellësitë e vet se ka dështuar në këto mandate dhe shkarkon mbi këta njerëz përgjegjësinë për dështimin. Një listë që ka barrën e suksesit nuk mund të ndryshohet në mes të rrugës.

Unë besoj se për cilido  është e vështirë për të mbledhur 12 mijë vota. Problemi është se unë vetë jam në dilemë se janë 4-5 emra në listën e Tiranës që do të doja t’ja jepja nominalisht votën. Unë ende nuk e kam vendosur cilit do t’ja jap votën. Nëse ndodh që Fatmir Xhafaj futet në parlament çka më vjen mirë se e kam mik, përtej ndasive politike. Nëse futet në parlament i ka bërë sfidën më të madhe kryetarit të partisë dhe ka të drejtë të imponohet shumë. Votimi do të tregojë popullaritetin e secili kandidat. Përjashtohet për 100% Që Edi Rama ti japë udhëzime bazës që të votojë njërin apo tjetrin”,tha Mustafaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!