Mustafaj i jep Bashës zgjidhjen si të “lajë duart” me Berishën

schedule19:57 - 6 Shtator, 2021

schedule 19:57 - 6 Shtator, 2021

Analisti Besnik Mustafaj, njohës i mirë i zhvillimeve brenda PD-së i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ” në “ABC” i propozoi një zgjidhje Lulzim Bashës, si të heqë barrën e vendimit për Sali Berishës, të cilin SHBA i kërkoi që ta largonte nga grupi parlamentar në Kuvend. Ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai.

Por a mendon, Mustafaj se dy zërat, Jonila Godole dhe Fitim Zekthi që dolën në javën e fundit hapur duke kërkuar pozicionim për çështjen Berisha janë testim për të provokuar debat? “Godole dhe Zekthi janë të rinj dhe nëse i ka zgjedhur pa asnjë peshë në masën e demokratëve, atëherë ka zgjedhur njerëzit e gabuar, pasi njeriu që duhet ta testonte nëse ka një eksperiment, kjo duhej me një anëtar të vjetër të PD-së, me histori politike dhe me një farë peshe” tha ai.

Qeveria e re “Rama 3”, analisti konsideroi se ka çekuilibër në kompozim. “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai.

Opozita në parlamentin e ri sipas tij ka vetëm një rrugë. “Basha mundësinë që ka me deputetët e PD-së dhe opozitës, ka forcën e kartonit për t’u imponuar disa parime të rëndësishme. E dyta presioni ndërkombëtar do të jetë më i fortë për Ramën dhe e treta kjo është një shumicë e shkërmoqur moralisht, shumë e dobët. Pa filluar shumë deputetë kanë dhënë dorëheqjen dhe thonë do të vazhdojë kjo për arsye që lidhen me presionin ndërkombëtar dhe ligjin e dekriminalizimit”.

Besnik Mustafaj për një gjë është i sigurt. “Basha ka bërë një analizë të gabimeve të tij dhe nuk besoj se do të përsëritë më gabimet e 8 viteve të shkuara” tha ai./ db/Abcnews.al