Mustafa: Me VV duam marrëveshje të balancuar për formimin e qeverisë

schedule18:34 - 21 Janar, 2020

schedule 18:34 - 21 Janar, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur menjëherë pas mbylljes së mbledhjes me Kryesinë e partisë së tij ku ka deklaruar se ata janë të përkushtuar të punojnë për t’u arritur marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa në deklaratën e tij për mediat është shprehur se mendon se marrëveshja do të bëjë të mundur krijimin e një qeverie me përgjegjësi të balancuara për qytetarët e Kosovës.

“Mendojmë se marrëveshja do të nxjerrin në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve në harmoni me atë që qytetarët e Kosovës na kanë dhënë besimin me votën e tyre ne si LDK me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë. Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar që LVV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbetemi që të bisedojmë, por që ajo të ketë një përfundim sa më shpejt mundësisht deri në fund të kësaj jave, që të bëjmë marrëveshje ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, tha Mustafa.

Gjithashtu lideri i LDK-së shprehet se gjatë kësaj kohe ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, por nuk ka dashur të komentojë nëse janë pranë arritjes së koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!