Mustafa, Kurtit e Osmanit: S’mund ta zhbëni historinë, Thaçi lexoi deklaratën e pavarësisë

schedule18:18 - 18 Shkurt, 2022

schedule 18:18 - 18 Shkurt, 2022

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk përmendën ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe as ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Lidhur me këtë në një intervistë për Kanal 10 ka folur ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili thotë se në ditë të tilla duhet t’iu njihet kontributi të gjithëve, përfshirë edhe Thaçin që kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

“Unë mendoj se në raste të tillë duhet të vlerësohet kontributi i çdo njërit, edhe kontributi i presidentit Thaçi, përkatësisht Thaçit si kryeministër i vendit sepse ai atëherë e ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe kontributi i presidentit Fatmir Sejdiu, edhe kontributet e të gjithë atyre që kanë punuar dhe ndihmuar për pavarësi, sepse historia nuk mund të rishkruhet mbi bazën e një mandati, apo të qenunit në një moment të caktuar në qeveri apo presidencë. Askush nuk mund ta zhbëjë faktin që në aktin e shpalljes së pavarësisë ka qenë edhe z. Thaçi, ka qenë edhe z. Krasniqi, z.Fatmir Sejdiu si president, prandaj unë mendoj që meritat e tyre janë aty”, ka thënë Isa Mustafa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!