Musta larg Partizanit? Mbrojtësi “zhduk” demat dhe ngre dyshime me veprimin e tij

schedule12:35 - 9 Janar, 2022

schedule 12:35 - 9 Janar, 2022

Te partizani ka një çështje “Kaçe” që duhet të zgjidhet, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, duket se të kuqtë nuk po gjejnë rehati edhe me trajnerin e ri, Dritan Mehmetin.

Bëhet fjalë për Emiliano Musta, i cili ka bërë një veprim në rrjetet sociale që ka ngritur dyshime për një krisje të raportit mes palëve, teksa ka hequr nga rrjetet sociale çdo foto më fanellën e Partizanit, një veprim i tillë mund të konsiderohet si mbyllje e një kapitulli.

Duhet të presim ditët në vijim për të mësuar të vërtetën që lidhet me veprimin e mbrojtësit të majtë, me 29-vjeçarin që ka zhvilluar 20 ndeshje me Partizanin në këtë edicion teksa ka shënuar edhe 3 gola.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!