Emiljano Musta ka konfirmuar largimin nga skuadra e Kukësit, pas gjashtë muajsh. Kjo ishte eksperienca e dytë e lojtarit të krahut të majtë te verilindorët.
“Bashkëpunimi im me klubin e Kukesit mbyllet sot. Dua të falënderoj tifozërine për mbështetjen dhe drejtuesit për bashkëpunimin”, shkruan Musta.
Edhe pse nuk e thotë hapur, është e qartë se gjërat për Mustën nuk kanë shkuar si duhet edhe në raport me trajnerin Diego Longo.
Ai nuk ka gjetur të njëjtin ekip dhe atmosferë aty dhe në foton e publikuar dallohet ekipi i para dy sezoneve.
“Kënaqësi të isha pjesë e këtij ekipi”, shkruan Musta, duke u larguar kështu me një thumb të kamufluar. / abcnews.al