Musk “turbullon” Gjermaninë/ Miliarderi sulmon Scholz: Vetëm ekstremi i djathtë shpëton vendin

schedule16:02 - 21 Dhjetor, 2024

schedule 16:02 - 21 Dhjetor, 2024

Pasi quajti kancelarin Gjerman Olaf Scholz një budalla për shpërbërjen e koalicionit të tij qeverisës, Elon Musk njeriu më I pasur I botës ka shkaktuar zemërim në Berlin pasi  shprehu mbështetjen e tij për Alternativën për Gjermaninë, një parti kjo e ekstremit të djathtë.

“Vetëm Alternativa për Gjermaninë mund ta shpëtojë këtë vend” shkoi Musk në llogarinë e tij në platformën X.

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me komentet e bëra nga njeriu më I pasur I Botës Elon Musk.

“Liria e fjalës vlen edhe për miliarderët. Por liria e fjalës do të thotë gjithashtu se ne mund të themi gjëra që nuk janë të drejta dhe nuk janë këshilla të mira politike“, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach (laterbah), e quajti vendimin e Musk për të hyrë në debatin politik gjerman disa javë përpara zgjedhjeve të parakohshme një akt që nuk tregon dinjitet dhe gjithashtu është shumë problematik .

Gjermania, vendi me ekonomine me te madhe ne Bashkimin Europian do te mbaje zgjedhjet per formimin e qeverise se re te vendit ne 23 shkurt te vitit te ardhshem ndersa sondazhet paraprake tregojne se Alternativa per Gjermanine, partia  e ekstremit te djathte rezulton e dyta ne renditje per fitoren sipas sondazheve.

Elon Musk I cili do të jetë pjesë e qeverisë së Presidentit të zgjedhur Amerikan Donald Trump në bashkëdrejtimin e Departamentit të Eficencës është kritikuar më parë gjithashtu edhe nga Presidenti Italian për ndërhyrje të tij në punët e brendshme të një vendi. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!