Musk hedh në treg chatbotin me Inteligjencë Artificiale

schedule14:15 - 6 Nëntor, 2023

schedule 14:15 - 6 Nëntor, 2023

Multimiliarderi, Elon Musk ka përfshirë inteligjencën artificiale në median e tij sociale “X” .  Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Musk, ka prezantuar një chatbot, të quajtur Grok, që do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më e mira që ekziston aktualisht,” postoi multimiliarderi në X, përpara publikimit të tij.

Musk u mburr se Grok, ndryshe nga mjetet e tjera të inteligjencës artificiale “e do sarkazmën” pasi do u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”.

Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave kriminale, mirëpo sipas musk “Grok” do t’i përgjigjet pyetjeve “pikante” që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk, Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.

Ai u përgjigj “vetëm një moment ndërsa po bëj recetën, sepse unë do t’ju ndihmoj plotësisht me këtë”, dhe renditi informacione të përgjithësuara dhe jo të përdorshme, të kombinuara me sugjerime sarkastike, përpara se të paralajmëronte kundër ndjekjes së idesë.

Musk tha se një avantazh i madh i Grok ishte se ai kishte akses në informacione të përditësuara nga platforma X, gjë që e veçonte atë nga versionet e lëshimit të disa rivalëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!