Së shpejti do të mund të shkruanin postime të gjata në Twitter, sipas një deklaratë të pronarit të ri të platformës, Elon Musk.
Musk nuk dha detaje mbi ndryshimet e planifikuara.
this thread is short
— Shibetoshi Nakamoto (@BillyM2k) November 17, 2022
Sot nëse shkruani në Twitter, postimi nuk mund të jetë më i gjatë se 280 karaktere. Kufiri u dyfishua në vitin 2017, pasi deri atëherë postimet nuk mund të kalonin 140 karaktere.
Diçka e tillë në Twitter është konsideruar gjithmonë si pjesë e hijeshisë së tij ose një pengesë – në varësi të këndvështrimit të dikujt.
Musk ka ndërmarrë ndryshime thelbësore në mënyrën se si funksionon platforma që kur e bleu atë për 44 miliardë dollarë në fund të muajit të kaluar.
/abcnews.al