Musiala refuzon rinovimin me Bayern Munich, të mëdhenjtë e Anglisë “fërkojnë duart”

schedule22:16 - 3 Mars, 2024

schedule 22:16 - 3 Mars, 2024

Liverpool dhe Manchester City kanë filluar të “hapin sytë” pasi Jamal Musiala ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bayern Munich.

Dy klubet angleze kanë qenë për një kohë të gjatë admirues të lojtarit gjerman dhe madje kanë dërguar agjentë për ta ndjekur nga afër.

Siç raportohet nga “Daily Star”, bavarezët i kanë ofruar Musialës një kontratë të re sipas të cilës ai do të përfitonte 150 mijë euro në javë nga sezoni i ardhshëm, por thuhet se lojtari e ka refuzuar këtë gjë.

City është i vendosur për të arritur një marrëveshje me lojtarin gjerman, por ata do të përballen me një konkurrencë të fortë nga ana e Liverpool./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!