Murrizi-Spiropalit: Ke ndjerë efektin e kandidatëve të rinj, gjysma juaj s’do jenë këtu

schedule12:02 - 1 Mars, 2021

schedule 12:02 - 1 Mars, 2021

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit ka hedhur edhe njëherë akuza ndaj qeverisë.

Duke iu replikuar ministres Elisa Spiropali, Murrizi tha se tonet e saj të ashpra në Kuvend vijnë pas efektit që kanë dhënë prezantimet e reja në PS. Murrizi gjithashtu akuzoi qeverinë se kanë vjedhur, duke i kushtuar shqiptarëve miliarda euro.

“Është efekti i prezantimit të kandidatëve të rinj. Sic duket gjysma juaj nuk do të jetë këtu. Elisa u shtrin dorën atyre që qeverisën me Elisën 2013-2017. Katër vjet që në këtë sallë kam dëgjuar se i kishin duart e lidhura, pastaj i shtoj që i ftojnë të gjithë ministra e asaj aleancës së 1 prillit për t’i pasur në aleancën e 25 prillit. Ky prilli është i terstë për shqiptarët. Luftën fallto dhe formale mes njëri-tjetrin na e kurseni. Ajo tufa që u bashkua ka edhe një vend të vogël në polifoton e 30 viteve. Duhen edhe 4-5 koka nga ju për ta plotësuar panoramën e batakçijve.

Në ka rrugë që nuk keni vjedh, shkollat. Nuk u thoni shqiptarëve që kjo Rilindje Urbane u ka kushtuar shqiptarëve 400 milion euro dhe nuk janë pak. Arroganca juaj do të paguajë nga xhepat e shqiptarëve 350 milion euro ndëshkime arbitrare. E shikoni që nuk flisni fare për 34 miliard lekë që do u merrni shqiptarëve.

 A ju thatë shqiptarëve në 2013 se do të hapni 300 mijë vende pune. Ku i keni? A ju thatë shqiptarëve se do të vendosim rend, do të luftojnë Lazaratin, e mbollët Shqipërinë. Për hatër të kanabisit u kanë kushtuar dy ministra. Ju vriten njerëz në mes të Bllokut dhe s’keni asnjë. Keni bërë ndonjë gjë nga këto të 2013, opinga e sheres. Në 2013 ishit më të sinqertë thatë na jepni timonin. Pallavrat dhe sherrin formal që gjoja keni me sivëllezërit tuaj mos na e shisni”, u shpreh Murrizi. g.v/abcnews.al