Murrizi: SPAK të mos flejë gjumë, të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere

schedule11:24 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:24 - 29 Korrik, 2020

Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme plenare u shpreh se aktet normative nuk ndihmojnë askënd.

Sipas tij masat për ndalimin e muzikës janë thjesht një propagandë boshe, ndërsa shtoi se për rrezikun e COVID-19 duhet bërë një fushatë sensibilizuese. Po ashtu theksoi se SPAK duhet të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere

“Akti normativ i sotëm ka të bëjë me shtimin e masave për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Mirë do të ishte të mos bëhen diferencime. Faljet që janë bërë duhet të ndiqen për të gjithë. Masat e penalitetet duhet të jenë njësoj për të gjithë.

Sado të ndaloni daullexhit, të bëni reprezalje është një propagandë boshe që nuk zgjidh asgjë. Jam dakord për fushata sensibilizuese për mbrojtjen ndaj COVID-19. Jo të gjithë kanë milion dhe kanë përfituar nga kjo situatë.

Ju i lejuat hotelet kur shqiptarët ishin mbyllur se kush do të flenë në hotele nuk e di. 200 mijë familje fermerësh në Shqipëri nuk kanë marrë asnjë lek. Ku janë miliona eurot të marra borxhe dy herë rresht. Babëzia juaj nuk u ndal duke bërë tendera edhe në kohë pandemie.

Zoti Balla e mirëkuptoj boronicën , kumbullën, që përmendët, por nuk kuptoj se miliona euro ia japin të njëjtat individëve. Është po kjo firmë që ju iu thatë shqiptarëve që do ta denonconit para se të vinit në pushtet. Është po kjo firmë që ka marrë 5.2 miliard lekë.

Ftoj SPAK të mos flejë gjumë, të shkojë tek 3-4 ministrat e Mbrojtjes dhe ato të Brendshme. Është turp për një institucion të kësaj drejtësie, që u çon urdhër arresti të vdekurve, të shkojë te të gjallët. SPAK të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere”, tha Murrizi.