Murrizi: SPAK të hetojë korrupsionin në institucione, jo të merret me gjobat e biçikletave

schedule12:00 - 28 Janar, 2021

schedule 12:00 - 28 Janar, 2021

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi në fjalën e tij në kuvend këtë të enjte është shprehur se në një vit pun ëOFL nuk bëri asgjë, nuk goditi asnjë që duhej të godiste.

Murrizi ndër të tjera është shprehur se SPAK është institucioni përgjegjës që duhet të hetojë korrupsionin dhe jo të merret me gjobat e rrugëve dhe kush e mban apo jo maskën.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me 25 prill shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë figurat që i kanë zhytur gjatë këtyre 30 viteve.

Çfarë bëri OFL në një vit,OFL duhet të jetë për këto që kanë qenë këtu për ato që kanë qenë para atyre dhe këto pas meje. OFL duhet të rrethonte me tel me gjemba rezidencat para dhe pas tegut në Palasë e kudo. OFL duhet të jetë për ato që nuk justifikojnë me pagën e tyre as një nga kostumet e tyre. Unë jam dakord që SPAK të bëhet me 50 prokurorë, do të isha dakord që të ftoja prokurorin e përgjithshëm Olsi Çelën që të sillte ndryshimin për ligjin e SPAK. SPAK duhet të hetojë, ministrat, drejtorët e përgjithshëm, presidentin, 140 pjesëtarët e kuvendit, jo të merret me gjobën e biçikletave dhe të mushkave të merret SPAK me e vuri se vuri maskën. SPAK duhet të ketë 50 prokurorë jashtë çdo lidhje me politikën.

25 prilli është thirrje për çdo shqiptar që të ndërshkojë çdo figurë të zhytur në këto 30 vite. Të ndëshkojnë me votë çdo anëtar të pistë të këtij teatri. Ka dy kryetarë bashkish që zihen në distancë, dhe ndajnë me të njëjtët individë 700  milionë euro nga taksat e qytetarëve, këto janë debatet e pisët të kësaj salle”, ka thënë Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!