Murrizi partive të mëdha: Ju bëni sikur ziheni, por merreni vesh më mirë se Kodi i Ndranghetas

schedule12:01 - 1 Shkurt, 2021

schedule 12:01 - 1 Shkurt, 2021

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi këtë të hënë në seancën plenare ka komentuar projekt ligjin për azilantët, ku thekson se është një nismë e mirë por që nuk ka shumë rëndësi për aq kohë sa shqiptarët po largohen nga vendi.

Murrizi ka deklaruar se ligji nuk ka asnjë ndikim, pasi emigrantët nuk do të zgjedhin Shqipërinë por e përdorin thjesht si vend për të kaluar në vendet Evropiane, se ndryshe qëndronin në vendet e tyre.

“Askush nuk e kishte menduar që në vendin tonë do të vinte dita që Shqipëria të miratonte një ligj për azilantët. Një Shqipëri e varfër do të bënte një veprim bujar për azilantët nga vendet e botës së tretë. Ky është një ligj që emigrantët do e përdorin për të ikur drejt vendeve të Evropës, pasi nëse do të ishin nisur për Shqipëri më mirë të rrinin në vendin e tyre pasi ka pasur të njëjtin vend me to në ‘90 kur shqiptarët kaluan kangjellat për të iku. Nga korriku i ‘90 në mars të ‘91 mediat prestigjoze italiane kanë bërë filma me shqiptarët fatkeq që kacavirreshin në anije dhe humbën pa nam e pa nishan. E njëjta histori u përsërit në ‘97 kur partia që qeveris sot shqiptarët u rrëmbye nga bandat dhe shumë shqiptarë morën rrugët. Teatri i shtirë me lot e qyrre për ato që humbën jetën për mbytjen e një anije me të gjithë fëmijë brenda. E njëjta histori hipokrite përsëritet sërish këtu pas 30 vitesh, se duam sirianët , iranianët duke menduar se do të ndihmojnë emigrantët. Në këtë vend që në 30 vite ka larguar 2 milionë shqiptarë nga toka e tyre nuk flas për Italinë dhe Greqinë por por deri në Kinë dhe në Korenë e Veriut. Ligji për azilin politik u kthye në debat për Librazhdin mes Ballës dhe Hajdarit.

Balla mos harro se ke qenë shef kabineti i një kryeministri nga ‘97 deri në 2005 me kryeministrin që të solli peshqesh Ramën, ka qeverisur Rama, Meta, Majko, Nano, Librazhdi ka qenë aty dhe në 45 dhe në 85 dhe në ‘97 deri në 2005 kur qeveriste qeveria jote kur ka qeverisur partia që ti e quan qesharake, por në fakt ngjani si dy pika uji pasi e keni ndarë bashkë këtë dhe jeni marrë vesh më mirë se kodi i Ndrangetës dhe Kodin Zgjedhor bashkë e gatuat, dhe tjetërsimit e partive të vogla, dhe heshtjen i keni bashkë, dhe vilat te Teg-u dhe para Teg-ut jeni sëbashku, jeni komshi dhe ortakë sëbashku që bëtë që shqiptarët të arratisën”, ka thënë Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!