Murrizi: Nuk kam firmosur për “5 Qershorin”, jam dakord me pikat e tjera

schedule20:37 - 21 Korrik, 2020

schedule 20:37 - 21 Korrik, 2020

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka deklaruar para mediave se është kundër pikës 1 të kësaj marrëveshjeje.

Murrizi u shpreh se ai ka firmosur vetëm për pikën 2 dhe 3 të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e Marrëveshjes së 5 qershorit.

Para kamerave, ai ka treguar se cila është marrëveshja për të cilën ai ka firmosur.

Në shënimin e bërë nga ai në marrëveshje lexohet: “Jam dakord me marrëveshjen, por jam kundra pikës 1 dhe grupi Demokrat është kundër kësaj pike.”

Nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se kanë rënë dakord me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke shtuar se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!