Murrizi në mbledhjen e Këshillit të legjislacionit: Kushtetuta s’është as Bibël e as Kuran, t’i shërbejë sovranit

schedule11:34 - 30 Qershor, 2020

schedule 11:34 - 30 Qershor, 2020

Në  mbledhjen e Komisionit te Ligjeve, opozita parlamentare ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor si edhe hapjen e listave.

Kreu i Grupi Parlamentar Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet që të ndryshojë neni i cili ka bllokuar hapjen e listave të kandidatëve.

 “Jemi 28 deputetë që kërkojmë ndryshime kushtetuese. Duhet të ndryshojë neni që ka bllokuar hapjen e listave të kandidatëve. Pragu 5 % për hyrjen e partive në parlament është e lartë, por mund ta rishohim me ekspertët. Kjo nuk është nismë për karrierën time personale.

E rëndësishme është ta kthejmë demokracinë e votës tek qytetarët. Këshilli Politik nuk mori parasysh asnjë rekomandim të ODIHR. Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran. Duhet ti shërbejë sovranit, dhe jo interesave të ngushta të individëve që kanë marrë peng demokracinë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Dy padrino që për 3 palë zgjedhjesh mbajnë peng shqiptarët”, u shpreh Murrizi.

Sakaq Murrizi propozoi si ekspertë Kushtetues për opozitën pedagogët e juridikut, Erind Merkuri dhe Adea Pirdeni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!