Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, është shumë pranë transfermit te Lazio. Kosovari ka gjetur akordin personal me drejtorin sportiv të lacialëve, Igli Taren, dhe tashmë mbetet për t’u disktutuar vetëm marrëveshja mes klubeve.
Klubi turk nuk e lëshon bomberin pa 20 milionë euro dhe mesa duket kryeqytetasit janë të gatshëm ta paguajnë shifrën që kërkohet për Vedatin.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, është vetë agjenti i lojtarit, Haluk Cantar, i cili ka konfirmuar se klienti i tij është pothuajse një lojtar i Lazios. “Jemi shumë afër përfundimit të marrëveshjes”, janë fjalët e turkut për gazetën italiane.
Këtë sezon Muriqi shkëlqeu në kampionatin turk, duke qenë një nga më të mirët për ekipin e Fenerbahces. 26-vjeçari luajti në 32 ndeshje për skuadrën turke dhr shënoi 15 gola, si dhe dhuroi 6 asiste për shokët e ekipit. /abcnews.al