Vedat Muriqi i ka dhënë një pikë në limit Kosovës.
Sulmuesi i Lazios realizoi në shtesë golin e barazimit teksa Dardanët deri në ato momente po humbnin pas golit të Douvikas në fund të pjesës së parë duke e mbyllur përfundimisht sfidën 1-1.
Kosova mbetet e treta në Grupin B me 4 pikë, ndërsa Greqia është e katërta me 3 pikë. /abcnews.al/