Muriqi: E nesërmja nuk është miqësore, i lumtur që rikthehem

schedule21:18 - 10 Nëntor, 2020

schedule 21:18 - 10 Nëntor, 2020

Nesër në orën 16:00 Kosova dhe Shqipëria vendosen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje miqësore në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë dhe dardanët pritet ta shfrytëzojnë këtë ndeshje për testuar lojtarët e rinj, por jo vetëm.

 

muriqi

Te Kosova rikthehen lojtarë si Rrahmani dhe Muriqi dhe pritet të jenë në fushë. Në grumbullimin e tetorit ata nuk kishin mundur të bashkohen me ekipin. Përmes një postimi në Facebook bomberi i Lazios, Vedat Muriqi tregon lumturinë e tij për rikthimin në përfaqësuese dhe tregon emërtimin e saktë të ndeshjes së nesërme.

Jam i lumtur që pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. edhe pse zyrtarisht quhet ndeshje miqësore”, shkruan sulmuesi i Lazios në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!