Një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufitare në Muriqan.
38 vjeçari, Sergio Bychokovyak tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet.
Sasia e lëndës narkotike kanabis u zbulua pas kontrollit që iu bë automjetit që drejtohej nga ky shtetas.
Njoftimi:
?Muriqan/Tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Ukraina.
-S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.r.t/abcnews.al