Muriqan/ Sekuestrohen rreth 700 mijë euro, paratë gjenden në tapicerinë e një fugoni, arrestohet 51-vjeçari

schedule11:48 - 15 Nëntor, 2024

schedule 11:48 - 15 Nëntor, 2024

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me sekuestrimin e parave në Muriqan. Në pranga mësohet se ka rënë 51-vjeçari Lefter Nelaj, pasi fshehu paratë në dyert e automjetit që drejtonte me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri.

Nga ky operacion është sekuestruar shuma e eurove, automjeti tip “Benz” si edhe dy celularë.

“Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!