Muriqan/ Dy të rinjtë turq tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara, procedohen penalisht

schedule10:22 - 31 Tetor, 2023

schedule 10:22 - 31 Tetor, 2023

Dy të rinj turq kanë tentuar të kalojnë kufirin në Morinë duke paraqitur pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Ndaj tyre policia ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq, 23 vjeç dhe, 27 vjeç, pasi në PKK Muriqan, në dalje, kanë paraqitur pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!