Muri që mbronte Butrintin/ Vepër monumentale e ndërtuar mes Sarandës së sotme dhe Butrintit antik

schedule20:15 - 21 Shtator, 2024

schedule 20:15 - 21 Shtator, 2024

Këto blloqe guri janë pjesë e “Murit të Demës”, një vepër monumentale e ndërtuar më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik.

Efekt

Muri shtrihet për rreth një kilometër nga bregdeti i thepisur shkëmbor përmbi një rrip të ngushtë toke, përpara se të zbresë në drejtim të pjesës perëndimore të liqenit të Butrintit dhe besohet se banoret e ngritën për t`u mbrojtur nga armiqtë.

Arkeologu Halil Shabani thotë se ky mur është i pashoq për mënyrën se si është ndërtuar, elementët përbërës dhe qëllimin e tij. Gjurmë të kësaj vepre të rëndësishme i kanë rezistuar kohës mjaftueshëm sa për të rrëfyer madhështinë që ka pasur dikur. Gjurmë të rinovimit të mëvonshëm të tij vërehen në afërsi të Manastirit të Shën Gjergjit, i cili ndodhet në krah të “Murit të Demës”, në majën e kodrës.

Edhe pse një monument i rëndësishëm e mijëravjeçar ky mur nuk ka pasur kujdesin e institucioneve të cilat nuk kanë marrë mundimin që të ndërtojnë disa shkallë në mënyrë që mund të vizitohet nga qytetarët. I ndërtuar fillimisht në periudhën helenistike, muri ishte rreth 10 metra i gjerë dhe përbëhej nga dy mure anësore me një mbushje të ndërmjetme prej 5 m gjerësi.

Në çdo 3-4 m faqet anësore lidhen me blloqe tërthore, ndërsa vetë ndërtimi është realizuar me blloqe të mëdhenj katrorë të punuar mirë, në një mënyrë të ngjashme me muret e mëvonshme helenistike në Butrint./ abcnews.al