“Muri” i Vladimir Myrtezait, një rrëfim për vete e miqtë artiste

schedule16:57 - 31 Janar, 2021

schedule 16:57 - 31 Janar, 2021

Nga Leontina Nika

Vladimir  Myrtezai, vitet e fundit, ka vendosur që të nxjerr nga nënshtresat,e fshehura pas pseudonimit të fillim viteve 90-t shkrimtarin. Deri tani ai ka realizuar 3 libra.  “ Atdheu si Desanta H ”, “Zahiretë” dhe “Mur”.

Udhëtimin e tij artistik ka qenë i çuditshëm, në rini krijonte mure vetmitare, ndërsa sot duket se ato i ka shkërmoqur, duke përshfaqur përmes këtij libri  fenomene mes miqsh.

Fjala për Vladimir Myrtezain ka një rëndësi të veçantë, pasi shpesh krijimet e tij nisin fillimisht në monolog të gjatë, përkthehen në rrjeshta e më pas marrin formën vizive. Artisti frymon e rritet në këtë ajër, thekson Murtezai.

Artisti rritet me këtë ushqim përmes poezisë, tekstit imazhit”, shprehet ai.

Në këtë libër rrëfehen ndodhi brenda ajrit të Akademisë së Arteve, flirte, pasione, të jetuara brenda  atyre mureve. Përshkrimi i tyre vjen me një realizëm dhe dashuri që Ladi ka pasur për këta njerëz në limitet e tij.

Në këtë libër përshkruhen edhe personazhe artistë që nuk jetojne, si skulptor Arben Bajo apo shkrimi për mikun Fatos Baxhaku.

Jetëshkrimi i artistit, ka  përroin e vete psiqik ,  të cilin Myrtezai në këtë kohë e sjell edhe si etalon matës i jetës së jetuar. Padyshim që edhe stili i të shkruarit, ushqehet nga burimi pamor, c’ka e bën ndryshe nga shumë shkrimtarë.

Qendra dhe periferia janë në një dualizëm të brendshëm për artistin, por si e pozicionon veten Myrtezai sot?!

Pandemia e ushqeu me dëshirën, për të shkruar një roman, si dhe e dimensionoi ndryshe në kohë.  Një gjë është e sigurt që Vladimir  Myrtezai  një 10 vjecarë të mirë do i dedikohet artit pamor, për të lënë shenjen e tij.

“Mur “ është një shenjë e vecantë e artikulimit të ndjesive në gji të artristit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!