Murati theu masën e arrestit/ Objektivi i atentatit u largua në Turqi përmes Kosovës

schedule15:52 - 13 Mars, 2023

schedule 15:52 - 13 Mars, 2023

TIRANË – Fatjon Murati ka thyer masën e arrestit me burg të cilin e kishte marrë dhjetorin e vitit të kaluar. Në kontrrollin e ditës së premte ai është gjendur në banesë por mbrëmjen e së dielës mbas ngjarjes të ndodhur në Don Bosco policia nuk e ka gjetur Muratin në shtëpinë e tij. Dyshimet e para janë që Fation Murati mund të jetë larguar nga Kosova drejt Turqisë. Ai ka shfrytëzuar fundjavën ku në pikën kufitare të Morinës nuk bëhen kontrolle për personat që kalojnë kufirin.

Murati ishte arrestuar tetorin e vitit të shkruar, për shkak se një gjurmë e gishterinjve të tij, u gjet në një kuti ku ndodheshin një arsenal armësh. Armët u gjenden në një apartament në Farkë ku dyshohet se i përkisnin Muratit dhe Kristjan Gjinit. Në momenti e arrestimit ai ishte i shoqëruar me Endrit Doklen, i njohur për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles.

Fatjon Murati ishte i dyshuar dhe në masakrën në Fushë-Krujë, ku mbeten të vrarë Brilant Martinaj dhe dy persona të tjerë. Në këtë ngjarje ai dyshohet se 32 vjecari kishte rolin e organizatorit dhe ndaj tij vijojnë ende hetimet. Murati rezulton gjithashtu i dënuar në Itali e Gjermani, për trafikim të lëndëve nakotike, për këtë prokuroria ka vënë në sekuestro disa pasuri të tij, mes tyre edhe lokali ku ndodhi masakra me 1 të vdekur e 6 të plagosur në Don Bosko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!