Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj dhe madje në projektin e fundit “Bang” ajo u shfaq me veshje tradicionale. Në nderim të saj, është krijuar një murale në qytetin e Ferizajt dhe Rita shumë e lumtur e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Një nga piktoret e këtij punimi, Pranvera Sulejmani ka folur në Skype për “ABC e Mëngjesit” duke ndarë disa detaje nga kjo eksperiencë.
Ajo ka treguar gjithçka, nga reagimi i këngëtares dhe familjarëve të saj dhe deri te ndihma që i dhanë banorët e zonës gjatë kohës që ndodheshin mbi skela.
“Me thënë të drejtën ne nuk e kemi informuar Ritën. Ne kemi dashur që Rita ta kishte surprizë. Ne kemi publikuar fotografi gjatë procesit të punës. Ajo i ka parë dhe ka publikuar atë përfundimtaren. Gjithashtu edhe familja Ora ka lënë komentet e saj.
Ne fillimisht kemi vendos skicë portretin e Ritës rreth dy orë. Në skela është shumë e vështirë me vendos një proces të tillë, por jemi shuëm të lumtura që ja dolëm.
Sigurisht që këto bojëra janë për punë të jashtme, ku ndahen për kushte të jashtme dhe të brendshme si për diellin dhe për reshjet.
Jemi shume të kënaqura me pritjen e banorëve, të cilët nuk na hapën probleme me murin. Ata janë shumë të kënaqur dhe leja nuk na ka munguar. Asnjëherë nuk jemi has me pengesa. Në një farë mënyre kujdesen për ne, na pyesin për ujë apo me së mund të na ndihmojnë”./abcnews.al