Munguan avokatët, shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

schedule10:02 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:02 - 1 Qershor, 2023

TIRANË- Mungesa e avokatëve të Bardhyl Çabirit dhe Serafin Papës është bërë shkak për shtyrjen e seancës për inceneratorin e Elbasanit. Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 8 qershor, në orën 09:30 minuta.

Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë dhe pretencën dhe kërkoi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Të njëjtin dënim SPAK kërkoi edhe për administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe nëse gjenden fajtorë, ata do të vuajnë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se është pranuar kërkesa e tyre për gjykimi të shkurtuar.

Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë e pastrim parash. Ndërsa për administratoren tjetër Stela Gugallja, prokuroria kërkoi dënimin përfundimtar me 4 vite e 8 muaj. Ajo është ende në kërkim, bashkë me Mërtirin e Zoton.

Sipas prokurorisë, Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ka dhënë me koncension dhe ka lejuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit duke përfituar ryshfet 3.7 milionë euro nga administratorët e kompanisë.

Ndërsa Alqi Bllako në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, kanë organizuar  procedurën për ngritjen dhe dhënien me koncensin të inceneratorit në kundërdshti me ligjin.

PRETENCA E SPAK:

  • Lefter Koka 10 vite burg, gjykim i shkurtuar    6.8
  • Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8
  • Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8
  • Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar         4.8
  • Alqi Bllako 4 vite, gjykim i shkurtuar           2.8
  • Pellumb Abeshi 4 vite, gjykim i shkurtuar       2.8
  • Bardhyl Çabiri 4 vite, gjykim i shkurtuar        2.8
  • Jonida Zeqo 4 vite, gjykim i shkurtuar          2.8
  • Serafin Papa 4 vite, gjykim i shkurtuar          2.8/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!