Mungon Xhelal Mziu, kamzalinjtë e presin Berishën me daulle

schedule17:31 - 2 Nëntor, 2021

schedule 17:31 - 2 Nëntor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme e çoi “Foltoren” në Kamëz.

Lideri historik i PD-së i shoqëruar nga deputeti i zgjedhur në këtë zonë, Flamur Noka, ish-zyrtari i lartë i policisë së shtetit në kohën e qeverisjes së tij, Erzen Breçani, funksionarë të degës, por edhe ish-funksionarë është pritur nga simpatizantët demokratë me daulle, këngë dhe valle.

Ashtu sikur pritej në takim nuk ishte i pranishëm ish-kryetari i bashkisë Xhelal Mziu, që në 25 Prill ishte drejtues politik i PD-së në Dibër, ku po ashtu mungoi në “Foltore” që u zhvillua atje pak ditë më parë.

Cilido që do që të prekë sakrificën njerëzore, të shohë përmasat e saj madhështore, e këshilloj të vijë në Kamëz dhe Paskuqan. Foltorja është mision i dytë i madh në 30 vitet e fundit. Ndërsa ju demokratët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë jeni misionarët e saj” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!