Daniele De Rossi ka bërë të gjithë për vete te Roma, dikur për vite me radhë si futbollist e tani edhe si trajner.
Trajneri i ri italian ka marrë disa fitore radhazi dhe ka dërguar skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Europa League. Kryeqytetasit kanë konfirmuar më parë se do t’ia vazhdojnë kontratën De Rossit, por pa dhënë detaje.
Gjithsesi ‘Corriere dello Sport’ ka raportuar se kontrata e De Rossit do të jetë dy vjeçare me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027. Ky rinovim i kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Përveç De Rossit, te Roma po punojnë edhe për drejtorin e ri sportiv ku disa emra janë në listën e tyre.
Florent Ghisolfi është kandidati kryesor për ta marrë këtë pozicion, me francezin që ka bërë punë shumë të mirë në Ligue 1 me Nicen./ h.ll/abcnews.al