Mungon vetëm firma, Tottenham dhe Everton arrijnë marrëveshjen për Richarlison

schedule11:26 - 30 Qershor, 2022

schedule 11:26 - 30 Qershor, 2022

Tottenham ka realizuar një goditje mbresëlënëse këtë merkato verore.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Tottenham dhe Everton kanë rënë dakort për transferimin e brazilianit Richarlison në radhët e Antonio Contes.

Everton tashmë thuhet se ka firmosur dokumentet e para. Është çështje orësh që gjithçka të bëhet zyrtare./ h.ll/abcnews.al