Mungon vetëm firma, Thomas Tuchel gati për të stërvitur “Tre Luanët” 

schedule23:24 - 15 Tetor, 2024

schedule 23:24 - 15 Tetor, 2024

Akordi mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Thomas Tuchel mund të quhet trajneri më i ri i Kombëtares së Anglisë, me strategun gjerman që pranoi të drejtojë nënkampionët e Evropës dhe do të prezantohet këtë javë si kreu i ri i pankinës së “Tre luanëve”.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të Sky Sport, Florian Plattenberg, paga e Tuchel në aventurën e tij të re pritet të jetë midid 4.5 deri në 5 milionë paund në vit, ndërsa prezantimi i trajneri pritet të bëhet mesditën e mërkurës gjatë një konference për shtyp.

Ndërkaq, kujtojmë se tekniku Thomas Tuchel është një trajner me goxha eksperiencë ku ka udhëhequr drejt trofeve skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, PSG, Chelsea e së fundmi “Bavarezët” e Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!