Mungon vetëm firma, Manchester City arrin akordin me “yllin” brazilian

schedule08:36 - 7 Shkurt, 2024

schedule 08:36 - 7 Shkurt, 2024

Pavarësisht se kanë një ekip të mbushur me “yje”, “Qytetarët” e Manchester City po në shtojnë focrat në repartin ofensiv teksa në verë, organikës së teknikut spanjoll, Pep Guardiola do t’i bashkohet edhe një nga lojtarët që po shkëlqen më shumë këtë sezon, të La Liga. Bëhet fjalë për “fantazistin” brazilian, të Girona-s, Savio, i cili pret vetëm nënshkrimin e dokumentave në ditët e ardhshme për t’u konsideruar lojtari më i ri i kampionëve në fuqi të Evropës.

“Ylli” 20-vjeçar i sulmit kishte oferta nga klube gjermane dhe angleze, ndërsa konsiderohej si i preferuari për sulmit, nga Drejtori Sportiv i “Katalanasve”, Deco, mirëpo “Qytetarët” i paraprinë konkurrencës duke transferuar një lojtar me pritshmëri shumë të larta, me këta të fundit, që përfituan edhe nga fakti se futbollisti është pjesë e City Football Group.

Vetë Savio prej kohësh kishte shprehur dëshirën për të luajtur nën urdhrat e teknikut, Pep Guardiolës, ëndërr që do t’i realizohet prej sezonit të ardhshëm, ndërsa aktualisht te skuadra e Griona, “fantazisti” brazilian ka zhvilluar plot 23 ndeshje në elitën spanjolle, ku ka arritur të gjejë plot 5 herë rrugën e rrjetës, si dhe të dhurojë 7 asistime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!