Tashmë gjithccka është zyrtare. Pas plot 10 sezonesh, te “Demat” gjermanë të RB Leipzig, “fantazisti” suedez, Emil Forsberg do të nisë një “kapitull” të ri në karrierën e tij, shumë larg “kontinentit të vjetër”, por sërish nën logon e skuadrës së Red Bull, teksa do të transferohet se skuadra e New York Red Bulls, në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.
Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano gjithccka është arritur mes klubeve, por edhe mes “gjigantëve” amerikanë e lojtarit dhe transferimi do të zyrtarizohet më 1 janar, por shifrat ende nuk janë bërë të ditura. Përsa i përket kontratës personale paga e suedezit nuk dihet ende, mirëpo e sigurtë është që 32-vjeccari do të nënshkruajë për 2 vite në MLS, me opsion rinovimi për një tjetër vit.
Ndërkaq, përsa i përket karrierës së tij te “Demat” gjermanë të RB Leipzig ka zhvilluar plot 325 përballje, ku ka shënuar gjithësej 71 gola, si dhe ka asistuar plot 68 herë shokët e tij të skuadrës, si dhe ka fituar plot 3 trofe, 2 herë Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal, në sezonet 2021-2022 e 2022-2023, si dhe Superkupën e Gjermanisë në sezonin 2023-2024. /i.m /abcnews.al