Thashethemet ishin të shumta për largimin e tij, nga “Zikaltërit” e Inter, mirëpo duket se asgjë nuk ka qenë e vërtetë.
Prej kohësh tashmë, anësori holandez i mbrojtjes, Denzel Dumfries ishte në negociata me kampionët e Italisë, për nënshkrimin e një kontrate të re, me marrëveshjen aktuale që skadonte në verën e vitit 2025.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, tashmë mes klubit dhe “tulipanit” është arritur akordi përfundimtar dhe gjithçka pritet të firmoset në ditët në vijim.
Sa i përket marrëveshjes së re, Dumfries do të qëndrojë tek Inter, deri në verën e vitit 2029, si dhe po të ketë një rritje të pagës, në 4 milionë euro në sezon, duke hedhur kështu poshtë çdo aludim për një kalim te “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund apo “Djajtë e Kuq”, të Manchester United. /i.m /abcnews.al