Mungon vetëm firma, Dobyk te Roma për 36.5 milionë euro

schedule20:56 - 31 Korrik, 2024

schedule 20:56 - 31 Korrik, 2024

Do të ndryshojë padyshim lojën e “Verdhekuqve”.

Ashtu siç pritej, pasditen e kësaj të marte, Roma ka prezantuar transferim e dytë të madh për këtë merkato vere, teksa në “Stadio Olimpico” ka zbarkuar “diamanti” argjentinas, Matias Soule, për kartonin e të cilit do të derdhen në arkat e Juventus afro 30 milionë euro.

Pas dy “fantazistëve” Enzo Le Fee e Matias Soule, tashmë Roma ka arritur të sigurojë shërbimet e një tjetër “ylli”, me “bomberin” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili është vetëm një firmë larg shpallurit lojtari më i ri i “Verdhekuqve”.

Për kartonin e tij, Roma do të derdhë plot 36.5 milionë euro në arkat e spanjollëve të Girona, teksa shumë fikse për sulmuesin vrastar, “Ujkonjat” kanë paguar 30.5 milionë euro, shumë që do t’i bashkangjiten edhe 4 milionë euro të tjera në bazë të performancave e në rast rishitjeje të lojtarit, spanjollët do të përfitonjë 10 përqind të shumës.

Sa i përket kontratës personale, Dovbyk pritet të nënshktuarjë me “Verdhekuqtë” një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset.

“Bomberi” ukrainas pritet të jetë një ndër “yjet” e sezonit të ri, te Roma, ku së bashku me dy “yjet” argjentias Paulo Dybala e Matias Soule garantojnë rrezik të lartë, për prapvijat e skuadrave kundërshtare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!