Mungon sinjalistika rrugore në Lezhë, bëhet shkak për kaos

schedule16:23 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:23 - 22 Nëntor, 2020

Kaosi e trafiku në Lezhe nuk janë vetëm efekt i rritjes se automjeteve, por edhe i mungesës sinjalistikes. Kjo sjell vështirësi në orientim, e në jo pak raste përballje me policinë e shtetit e cila vendos gjoba edhe pse nuk ka referim.

Tabelat janë një mangësi sepse janë të gabuara, të vendosura ku nuk duhet e në disa raste mungojnë aty ky duhet domosdoshmërisht.

Pavarësisht problematikes qe krijohet me trafikun ne qytetin e Lezhës, disa prej tabelave janë harruar të hiqen apo zëvendësohen. Të tilla ka disa, por për t’i ndryshuar nuk gjendet askush.

Parkingjet janë vërtete shqetësim në këtë qytet. Sinjalistika horizontale bën që mjetet të parkojnë pa kriter, disa rreshtash e duke bllokuar rrugë e lëvizje. Kështu është pjesa më e madhe e qytetit, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm disa akse të rikonstruktuara së fundmi.

Vijëzimet janë bërë pa ndonjë ekspertizë. Vijat e bardha mund të përfundojnë tek koshat e mbeturinave apo në shtyllë, askush mund ta shpjegojë këtë. Nevoja për të përmirësuar këtë situatë është e madhe.

Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se sinjalistika vertikale do të zëvendësohet brenda pak kohësh, për tu plotësuar ashtu siç duhet dhe se pandemia dhe tërmeti kanë diktuar këtë vonesë që ishte planifikuar në fillim të këtij viti. Sa i përket vijëzimeve duhet pritur akoma pasi po sipas Bashkisë Lezhë do të nisë së shpejti ndërhyrja për kanalizimet e ujërave të bardha që do të shmangin përmbytjet ndaj edhe nuk mund të realizohet kjo sinjalistikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!