Mungon Patrisi, Tuna ndan imazhin e adhurueshëm familjar

schedule16:27 - 20 Maj, 2021

schedule 16:27 - 20 Maj, 2021

Tuna u bë nënë për herë të dytë pak javë më parë. Këngëtarja surprizoi fansat me lajmin se ka mirëpritur djalin e dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen. Ajo është treguar shumë e rezervuar duke mos zbuluar asnjë detaj për gjatë muajve të pritjes së ëmbël.

Pasi zbuloi për ndjekësit portretin e plotë të vogëlushit të porsalindur, Tuna ka publikuar ditën e sotme dhe imazhin e parë familjar. Tuna shihet teksa mban në prehër Tianin dhe Zen ndodhet në krahët e të vëllait.

Kujtojmë që Tuna është përfolur se i ka dhënë fund martesës me babain e dy djemve, Patris Berishën. Thashethemet që kanë qarkulluar u përforcuan më tepër pasi Tuna zbuloi se në festën e zbulimit të gjinisë mungonte Patrisi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!