Mungon avokati, shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë për Lul Berishën

schedule10:39 - 9 Nëntor, 2021

schedule 10:39 - 9 Nëntor, 2021

Gjykata e Lartë nuk ka mundur të shqyrtojë këtë të martë rekursin për lirimin me kusht të kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha, 5 vite më parë. Shkak i shtyrjes së kësaj seance është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Berishës.

Gjatë seancës së anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën qe të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat kryesisht. Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.

5 vite më parë, Lul Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e radhës u la më 23  nëntor ora 09:30.

Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi i cili deklaroi se ekzekutimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

Sipas Reçit, Dervishaj ka qenë bashkëpunëtor edhe në përgatitjen e bombës së vendosur për një tjetër vrasje të bujshme të ndodhur në vitin 2005, atë të biznesmenit Vajdin Lamaj e cila sipas tij është porositur nga Lulzim Berisha dhe më pas është marrë nga Emiljano Shullazi. /Abcnews.al