Mungojnë vetëm detajet, akord mes Interit dhe mbrojtësit italian

schedule20:37 - 7 Janar, 2020

schedule 20:37 - 7 Janar, 2020

Inter duket se ka arritur një marëveshje me mbrojtësin e Parmës, Matteo Darmian. Sipas raportimit të ‘Calciomercato’, zikaltrit e kanë bindur italianin për tu transferuar në Milano.

Të besuarit e Contes kanë kohë që po kërkojnë një mbrojtës të majtë. Emra si Marcos Alonsov, Sead Kolasinac apo dhe Marcos Acuna janë lidhur me një transferim tek Interi por, mesa duket bordi drejtues beson tek Darmian.

30-vjeçari vjen pas aventurës në Premier League me Manchester United dhe këtë sezon ai është aktivizuar me Parmën. Darmian numëron 9 paraqitje në Seria A dhe duket se aventura e tij e rradhës do të jetë në ‘San Siro’. /abcnews.al