Grupe turistësh ndeshen shpesh në rrugët e Elbasanit përgjatë verës.
Vijnë për t`u njohur me historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.
Kalaja e objektet e kultit janë ndër më të vizituarat.
Kliton Kapaj, Drejtor i Trashëgimisë Kulturore thotë se turistët këtë verë janë nga vende të ndryshme të botës
Përballë numrit në rritje të vizitorëve kapacitetet pritëse të Elbasanit janë të kufizuara. Operatorët turistikë mendojnë se shtimi i strukturave pritëse është i nevojshëm.
Mungesa e strukturave hoteliere dhe në disa zona edhe e investimeve për zhvillimin e turizmit bëjnë që Elbasani të mbetet kryesisht qytet tranzit për turistët.