Mungoi goli, por jo paraqitja fantastike, Broja mes “më të mirëve” të javës në Premier League

schedule16:56 - 15 Janar, 2024

schedule 16:56 - 15 Janar, 2024

Me largimin e Nicolas Jackson, drejt Kupës së Afrikës dhe mungesës së “fantazistit” francez, Christopher Nkunku, i cili është dëmtuar në ijë, sulmi i “Bluve” të Chelsea, prej disa javësh tashmë po mban emrin e “bomberit” shqiptar, Armando Broja, i cili ka prodhuar jo pak lojë, por “fati” nuk ka qenë me të, për të gjetur rrugën e rrjetës.

Kjo shihet edhe nga fakti, se Broja ka marrë një nga notat më të larta, për skuadrën, në fitoren ndaj Fulham, ku ndryshe nga herët e tjera ishte i zhvendosur, pak më në anësore, duke e fokusuar më shumë lojën e tij, në driblime dhe pasime të shkurtra, lojë me të cilën 22-vjeçari nga Malësia e Madhe u përshtat jo pak, duke u përzgjedhur edhe në formacionin e javës, nga një prej faqeve më të njohur të statistikave futbollistike, “WhoScored”.

Broja i bashkohet sulm, “bomberit” danez, Rasmus Hojlund, si dhe “fantazistit” brazilian, Richarlison, me “yllin” e United, që shënoi 1 gol e dhuroi 1 tjetër, në përballjen ndaj Tottenham, ndërsa braziliani barazoi me një goditje të bukur shifrat, në “Old Trafford”. Në formacionin e javës janë gjithashtu Kevin De Bruyne, Rodri, Colwill e Enzo Fernandez. /i.m /abcnews.al 

Formacioni i javës:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!