Aktualisht në Fier ka mungesë të vaksinave anti-Covid.
Një qytetare është shprehur e shqetësuar sepse prej tre ditësh në pritje, ende nuk ka arritur të marrë vaksinën.
E moshuara nga Fieri tregon për gazetaren e “ABC” Valbona Davidhi se e kanë njoftuar që vaksinat pritet që ditën e sotme të vijnë nga Vlora.
“Do të presim sepse vaksinat po vijnë nga Vlora. Unë sot e kam ditën e tretë që vij edhe pres. Sa herë kam ardhur kanë mbaruar. Edhe dje kur erdha kishin mbaruar dhe për shkak se kam sëmundje shoqëruese u largova sepse nuk po qëndroja dot duke pritur”, tha ajo.
/abcnews.al/