Numri i lartë i rastve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut ka bërë që të ketë dhe mungesë në stafin mjekësor.
Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak mungesës së stafit mjekësor, kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanovski, ka vendosur që të punojë vullnetarisht në Departamentin Infektiv.
Jovanovski i cili është ortoped specialist, në spital do të punojë prej orës 07:00 deri 11:00. Ai është shprehur se nuk e di se deri kur do të angazhohet dhe se do të ndihmojë deri sa të jetë nevoja.
“Kam ofruar ndihmë dhe është pranuar nga spitali. Unë i takoj grupit të qytetarëve me rrezik që janë mbi moshën 60-vjeçare, të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit. Si qytetar i përgjegjshëm i shoqërisë, që e kam dhënë betimin e Hipokratit, do t’ju ndihmoj kolegëve në këtë aspekt”, ka thënë Jovanovski.
Ndërkohë deri më tani në këtë komunë janë konfirmuar të infektuar me Covid mbi 350 raste të reja dhe 15 person kane humbur jetën./abcnews.al


