Mungesë e rëndësishme me kombëtaren, Broja rikthehet në stërvitje me Chelsea

schedule21:41 - 13 Tetor, 2023

schedule 21:41 - 13 Tetor, 2023

Armando Broja ka qenë padyshim mungesa e madhe e ndeshjes së të enjtes në darkë mes Shqipërisë dhe Çekisë. Sulmuesi pritej me padurim pas kthimit nga dëmtimi, por probleme të tjera në gju në ditët e para të stërvitjes me kuqezinjtë, bën që ai të mos ishte i gatshëm për këtë ndeshje.

Futbollist ka braktisur grumbullimin që të mërkurën, pasi u konfirmua se nuk mund të luante ndaj përfaqësueses çeke dhe nuk ishte as në ”Air Albania, si tifoz për duelin në fjalë. Futbollisti është kthyer menjëherë në Londër për të bërë riaftësimin nga dëmtimi dhe sipas “Evening Standart”, u shfaq në stërvitje me Chelsea.

“Chelsea dëshiron që të menaxhojë situatën e tij shëndetësore para sfidës së të dielës së ardhshme me Arsenalin. Broja u la jashtë ndeshjes vendimtare të fituar 3-0 ndaj Çekisë në Grupin E të enjten në darkë, si përpjekje e menaxhimit të kthimit në formë të plotë.

Shqipëria është pranë kualifikimit në EURO 2024, që do të ishte vetëm hera e dytë në një turne madhor për ta.
Është lënë të kuptohet se Broja pret që të luajë një rol më të madh gjatë periudhës tjetër të ndeshjeve të kombëtareve në nëntor, kur Shqipëria mund të sigurojë kualifikimin me ndeshje që mund të fitohen ndaj Moldavisë në transfertë dhe në shtëpi ndaj Ishujve Faroe”, shkruan gazeta britanike./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!