Mbrëmjen e kësaj të mërkure, “Blutë” e Chelsea do të zhvillojnë përballjen e parafundit, të këtij viti kalendarit, teksa në “Stamford Bridge” pret “Shqiponjat” e Crystal Palace, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim objektivi kryesor i teknikut Pochettino është vetëm fitorja,
Një ditë para ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha edhe tekniku, Mauricio Pochettino, i cili u shpreh se mbrëmjen e sotme shpreson të kthehet te fitorja, pavarësisht mungesave të mëdha që kanë në disa reparte të skuadrës, ku një ndëro ta është edhe kampioni i botës në fuqi, me fanelën “albiceleste”, Enzo Fernandez.
“Enzo nuk do të jetë me ne në këtë takim, por ne shpresojmë se Moises Caicedo do të jetë në gjendje të luajë. Unë u premtoj të gjithë njerëzve që po punojmë kaq shumë dhe stafi mjekësor po punon vërtet shumë për t’i shmangur sadopak këto probleme. Futbolli i njeh këto situata dhe ne i kemi vuajtur shumë mungesat. Sonte kundër Crystal Palace shpresojmë të rikthehemi te suksesi, grupi është optimist, po ashtu edhe unë”,- u shpreh tekniku i “Bluve”. /i.m /abcnews.al