Mungesa e saktësisë së testeve të anti-trupave rrezikon jetën e njerëzve

schedule08:55 - 4 Maj, 2020

schedule 08:55 - 4 Maj, 2020

Disa teste të anti-trupave ndaj  Covid-19, që kishin nivele të larta të përgjigjes pozitive, rezultuan false, sipas një raporti të publikuar së fundmi.

Një përgjigje pozitive e rreme ndaj koronavirusit do të thotë se dikujt i thuhet se është infektuar, kur në të vërtetë nuk është kështu dhe njerëzit mund të mendojnë se janë imun ndaj virusit, ndërkohë që janë ende të prekshëm.

Nga 12 testet e antitrupave që u studiuan nga Projekti i Testimit COVID-19, ose rreth një nga shtatë mostrat rezultoi në përgjigje negative të rreme ndërsa tre teste të tjera rezutuan në përgjigje pozitive të rreme.

“Kjo është e tmerrshme. Është vërtet e tmerrshme,”- tha Dr. Caryn Bern, një nga autoret e studimit që pa 12 testet.

Ajo tha se është joreale të mendosh që të gjitha testet do të jenë 100% të sakta gjatë gjithë kohës, por normat e tyre pozitive të rreme duhet të jenë 5% deri në  2% ose më të ulëta.

Ne nuk jemi në atë pikë kur ndonjë prej këtyre testeve mund të përdoret me besueshmëri,”- shtoi bashkëautori i studimit, Dr. Alexander Marson. “Ekziston një rrezik i madh që të mbështetemi totalisht në to, por shpresojmë që së shpejti të arrijmë në një pikë ku të mund të mbështetemi në këto teste.”

Megjithatë, problemi më i madh është boshllëku i njohurive në lidhje me mënyrën se si funksionon imuniteti, por edhe në lidhje me testet e anti-trupave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!